Përkthime të certifikuara: Serbisht ⇄ Shqip

Shqipja dhe serbishtja janë gjuhët zyrtare të Kosovës. Përkthejmë dokumente mes tyre dhe nga gjuha serbe në anglisht, gjermanisht, frëngjisht e mbi 25 gjuhë të tjera.

Përkthimet nga gjuha serbe në shqip nevojiten shpesh për gjykata, komuna, noterë dhe institucione në Kosovë, si dhe për dokumente të vjetra të lëshuara para vitit 1999. Përkthyesit tanë të autorizuar i përkthejnë me vulë dhe nënshkrim.

Për përdorim jashtë vendit, përkthejmë dokumente nga gjuha serbe direkt në gjuhën e destinacionit dhe organizojmë apostilen ose legalizimin. Ofrojmë edhe përkthim gojor Serbisht – Shqip te noteri, në gjykatë dhe në takime.

Dokumentet që përkthejmë më shpesh

  • Certifikata lindjeje, martese, vdekjeje dhe ekstrakte nga regjistri civil
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime / e të kaluarës penale
  • Diploma, suplemente dhe transkripta notash
  • Vendime gjyqësore, aktgjykime dhe vendime për shkurorëzim
  • Kontrata, statute biznesi dhe certifikata nga ARBK
  • Patentë shoferi, pasaporta, letërnjoftime
  • Dokumente mjekësore, bankare dhe tatimore

Çmimet varen nga lloji i dokumentit, gjuha, afati dhe vendi ku do të përdoret. Na dërgoni dokumentin dhe merrni ofertë të saktë, pa obligim.

Kombinime të tjera gjuhësh

Ku punojmë

Pyetje të shpeshta

Nga cilat gjuhë përktheni?

Nga dhe në shqip, serbisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, turqisht, suedisht dhe mbi 20 gjuhë të tjera.

A mjafton një skan i dokumentit?

Për përkthimin po. Nëse përkthimi duhet të lidhet me origjinalin ose me kopje të noterizuar, ju njoftojmë paraprakisht.

A bëni përkthim urgjent?

Po, sipas mundësisë edhe brenda ditës. Shkruani afatin tuaj në formular.

Kërkoni ofertë falas

Dërgoni një foto ose skan të dokumentit – ju kthejmë çmimin dhe afatin e saktë.

Çmimet varen nga lloji i dokumentit, gjuha, afati dhe vendi ku do të përdoret. Na dërgoni dokumentin dhe merrni ofertë të saktë, pa obligim.