Dokumente që i marrim
- Certifikata lindjeje, martese, vdekjeje dhe e bashkësisë familjare
- Certifikata e shtetësisë dhe e vendbanimit
- Certifikatë që nuk jeni nën hetime / e të kaluarës penale
- Kopje vendimesh gjyqësore dhe vërtetime nga gjykata
- Diploma, transkripta dhe vërtetime nga universitetet
- Ekstrakte biznesi nga ARBK dhe dokumente kadastrale
Gjithçka gati për përdorim
Pas marrjes, dokumenti mund të përkthehet, të noterizohet, të pajiset me apostile ose të legalizohet në ambasadë – në një porosi të vetme. Dërgimi bëhet me email (skan), postë ose korrier ndërkombëtar.
Edhe nga shtete të tjera
Përmes rrjetit ABC Translation marrim dokumente edhe nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe shtete të tjera për përdorim në Kosovë.
Çmimet varen nga lloji i dokumentit, gjuha, afati dhe vendi ku do të përdoret. Na dërgoni dokumentin dhe merrni ofertë të saktë, pa obligim.