Kur ju duhet apostila?
Kur një dokument publik (certifikatë, diplomë, vendim gjykate, akt noterial) do të përdoret në një shtet tjetër që është palë e Konventës së Hagës për Apostilen. Apostila zëvendëson legalizimin e gjatë në ambasadë.
Kosova është palë e Konventës së Apostilës, por jo të gjitha shtetet e pranojnë apostilen kosovare. Në ato raste nevojitet legalizim i plotë në ambasadë ose konsullatë – ne kontrollojmë cila rrugë vlen për rastin tuaj.
Apostile për dokumente nga jashtë
Keni dokumente nga Gjermania, Zvicra, Franca, Austria apo shtete të tjera që duhet t'i përdorni në Kosovë? Përmes rrjetit tonë ndërkombëtar organizojmë apostilen në vendin e lëshimit dhe përkthimin në shqip ose serbisht.
Si e bëjmë
- Kontrollojmë dokumentin dhe vendin e destinacionit
- Përgatisim kopje të noterizuara nëse kërkohet
- Dorëzojmë dokumentin në autoritetin kompetent për apostile
- Përkthejmë dokumentin dhe/ose apostilen sipas nevojës
- Jua kthejmë me postë, korrier ose personalisht
Çmimet varen nga lloji i dokumentit, gjuha, afati dhe vendi ku do të përdoret. Na dërgoni dokumentin dhe merrni ofertë të saktë, pa obligim.