Me një prokurë, një person i besuar mund të veprojë në emrin tuaj – për shitjen e pronës, regjistrimin e automjetit, bankën, trashëgiminë ose gjykatën. Ne e bëjmë të vlefshme aty ku ju duhet.
Prokurë për automjete (regjistrim, shitje, çregjistrim)
Prokurë bankare dhe për përfaqësim në institucione
Prokurë e përgjithshme ose e posaçme
Jetoni jashtë vendit?
Prokura mund të nënshkruhet te noteri ose në konsullatën kosovare në vendin ku jetoni. Pastaj organizojmë apostilen ose legalizimin dhe përkthimin në shqip ose serbisht që të pranohet në Kosovë.
Në drejtimin e kundërt, përgatisim prokura në Kosovë për përdorim në Gjermani, Zvicër, Francë e më gjerë – me përkthim të certifikuar dhe apostile.
Çmimet varen nga lloji i dokumentit, gjuha, afati dhe vendi ku do të përdoret. Na dërgoni dokumentin dhe merrni ofertë të saktë, pa obligim.
Ku punojmë
Ofrojmë shërbime në të 38 komunat e Kosovës – online, me postë ose në vend.