Përkthyesit tanë të autorizuar përkthejnë nga gjuha norvegjeze në shqip dhe serbisht, dhe anasjelltas. Çdo përkthim pajiset me vulë dhe nënshkrim dhe përgatitet sipas kërkesave të institucionit ku do të dorëzohet.
Nëse dokumenti do të përdoret jashtë vendit, organizojmë edhe vërtetimin noterial, apostilen ose legalizimin në ambasadë. Për përkthim gojor në gjuhën norvegjeze – te noteri, në gjykatë ose në takime – na kontaktoni me datën dhe vendin.
Dokumentet që përkthejmë më shpesh
- Certifikata lindjeje, martese, vdekjeje dhe ekstrakte nga regjistri civil
- Certifikata që nuk jeni nën hetime / e të kaluarës penale
- Diploma, suplemente dhe transkripta notash
- Vendime gjyqësore, aktgjykime dhe vendime për shkurorëzim
- Kontrata, statute biznesi dhe certifikata nga ARBK
- Patentë shoferi, pasaporta, letërnjoftime
- Dokumente mjekësore, bankare dhe tatimore
Çmimet varen nga lloji i dokumentit, gjuha, afati dhe vendi ku do të përdoret. Na dërgoni dokumentin dhe merrni ofertë të saktë, pa obligim.